RREGULLI KRYESOR PËR AVOKATIN , ASHTU SI DHE PËR NJERIUN, NË  ÇDO THIRRJE, ËSHTË KUJDESI 

ABRAHAM LINCOLN

Rreth nesh

"T&N" Law Firm

Si një ndër firmat e respektuara në Shqipëri, "T&N" Law Firm ofron ekspertizë ligjore në të gjithë vendin, në të gjitha nivelet. Për mbi 15 vite ne kemi dhënë zgjidhje ligjore inovative për personat fizik, kompanitë dhe organizatat.

Duke ndërtuar mbi reputacionin për shërbim të shkëlqyer dhe ekspertizë ligjore, ne jemi krenarë në arritjet e avokatëve dhe juristëve tanë, të cilët janë bërë ekspertë të shkëlqyer në fushat e tyre juridike.

Duke u rritur, një gjë ka mbetur e pa ndryshuar: Përkushtimi ndaj klientëve dhe përcjellja e shërbime ligjore cilësore. 

Shërbimet Tona

Administrative

Ne ofrojmë këshillim dhe përfaqësim ligjor të vazhdueshëm në lidhje me institucionet e administratës shtetërore, përpilim kërkesash, ankimime, deri edhe përfaqësim në proçese gjyqësore. Ne kemi asistuar klientët tanë edhe në realizimin e proçedurave administrative të përgatitjes së dokumentacionit për pjesmarrje në tenderat e organizuar në Shqipëri, liçensime, leje dhe kontrata.

Civile

Ekipi jonë ka përvojë të konsoliduar në lidhje me fitimin apo mbrojtjen e pronësisë, bashkëpronësisë, trashëgimisë ligjore dhe testamentare, përpilimi i kontratave të të gjitha llojeve, detyrimeve kontraktore, dëmshpërblimet kontraktore nga mos-ekzekutimi i detyrimeve dhe jashtë-kontraktore, janë një mori shërbimesh që e ofrojmë në përditshmëri për klientët tanë, në fushën civile

Penale

Ne po merremi me disa çështje penale të një rëndesie të veçantë. Fokusi jonë është të ofrojmë mbrojtje ligjore serioze duke ndërmarrë të gjitha veprimet ligjore në funksion të respektimit të të drejtave kushtetuese dhe ligjore të klientit tonë pavarësisht fazës penale proceduriale që ndodhet.

Shërbimet