E drejta e punës dhe sigurimet shoqërore

Ekipi ynë punon me ju për t'u marrë me sfidat ekonomike dhe ndryshi-met që mund të lindin në çdo kohë në fushën e së drejtës së punës. Ne përfaqësojmë dhe ndih-mojmë klientët tanë në të gjitha fushat e të drejtës së punës dhe ligjit të sigurimeve shoqërore, si në cilësinë këshilluese ashtu edhe në proçese administrative dhe gjyqësore.

Ligji i Prokurimit Publik dhe Ligji i Koncesionit/ Partneritetit Publik Privat

Ekipi ynë kombinon dhe bazohet në ekspertizën e tij të lartë në të drejtën publike, dhe çështjet gjyqësore administrative për të hartuar, zhvilluar dhe siguruar të gjitha projektet e zhvillimit për klientët tanë. Që nga studimi fizibilitetit, pergatitja dokumentave të tenderit, asistencë gjatë fazave të procedurës konkuruese, këshilla për zgjedhjen e ofertës dhe shumë shërbime të tjera pavarësisht llojit të kontratës prokurim, koncesion apo partneritet publik privat.

Ligji Europian

Duke përdorur eksper-tizën tonë ndërdisi-plinore për të ndihmuar zhvillimin tuaj në mjedisin evropian ekipi ynë i përkushtuar përbëhet nga juristë, të cilët janë të njohur për praktikën e tyre të ligjit të BE-së dhe të njohur me punën e institucioneve evropiane. Ata ofrojnë ekspertizë unike në këtë treg dhe kanë akses në një rrjet cilësisore të avokatëve në disa shtete anëtare të Bashkimit Evropian.

Ligji për mbrojtjen e konkurencës

Mungesa e vëmendjes për t'u pajtuar me rregullat shqiptare dhe evropiane të ligjit të konkurrencës mund të rezultojë në mosmarrëveshje me ndikime serioze mbi bizneset. Duke pasur parasysh këtë, këshillat dhe ndihma që ekipi ynë u ofron klientëve tanë mund të sigurojë respektimin e procedurave me autoritetet kombëtare dhe europiane.

Ligji për mbrojtjen e mjedisit

Ekipi ynë është përkush-tuar ndaj kuadrit rregullator mjedisor, i cili operon në udhëkryqin midis ligjit publik, ligjit të kujdesit shëndetësor, planifikimit urban dhe ligjit të pasurive të paluajtshme, u ofron klientëve tanë mbështetje të sofistikuar për t'u mundësuar atyre t'u përgjigjen sfidave të shumta me të cilat përballen kompanitë publike apo private, organet administrative apo autoritetet vendore.

Ligji Tatimor

Për të ofruar shërbime dhe mbështetje me cilësi të lartë, ekipi ynë i Ligjit Tatimor bazohet në një sërë aftësish me vlerë në tatimet e korporatave, personale dhe të pasurisë dhe aseteve. Falë eksperiencës të gjatë stafi ynë ka kapacitet të bollshëm për të ofruar mbështetje të klasit të parë në këto fusha, qoftë duke ndihmuar klientët individualë apo korporata në zhvillimin e një strategjie tatimore, parashikimin dhe menaxhimin e inspektimeve tatimore ose trajtimin e mosmarrëveshjeve tatimore të të gjitha llojeve.