Cilët jemi ne?

 

Themeluar nga Plarent Ndreca dhe partnerët e tij në 2007, i fokusuar fillimisht në përfaqësim ligjor dhe ofrim konsulence juridike në fushen civile, penale, tregtare.

Brenda një kohe të shkurtër, T&N zgjeroi veprimtarinë e saj profesionale, duke ofruar konsulencë për çështje në fushën civile, penale, administrative, tregtare, të punës, bankare, pronësia intelektuale, ndermjetësim ligjor, mbrojtje e konkurences, mbrojtje e konsumatorit, taksat e tatimet, etj, duke bashkëpunuar me avokatë dhe studio ligjore të mirenjohura të Republikës së Shqipërisë.

Aktualisht, Studio Ligjore T&N ka te punësuar juristë, me eksperience, në fusha te ndryshme veprimtarie. Përfaqesimi dhe mbrojtja juridike, ofrohet për klientet në të gjithe rrethet gjyqësore të Republikës së Shqipërisë, duke permendur këtu Vlorë, Elbasan, Durrës, Korçë, Pogradec, etj.

Me nje përvoje prej 15 vitesh në treg ne, kemi arritur të jemi ndër studiot ligjore më profesionale dhe serioze duke u krahasuar edhe me studio të huaja, që veprojne aktualisht në Shqipëri.

 

Themeluesi

 

Zt. Ndreca ka mbaruar studimet për Drejtësi në vitin 2000, në Universitetin e Tiranës. Më tej ka vazhduar studimet pasuniversitare, masterin ekzekutiv (niveli i tetë i kualifikimit) per te Drejtë Publike. Gjithashtu, ka ndjekur disa kurse pasuniversitare ku është çertifikuar për Marrëdhënie Ndërkombëtare dhe Diplomaci.

Sot Ndreca është një ndër juristët e mirënjohur në Shqipëri, me një përvojë të pasur profesionale me mbi shtatëmbëdhjetë vjet eksperiencë në fushën ligjore, te avokatise dhe menaxhimit të lartë publik.

Karriera e tij ka nisur në vitin 2000 si asistent ligjor pranë Dhomës së Avokatisë Tiranë, duke vazhduar më pas si jurist në Ministrin e Ekonomisë dhe Energjetikës, me detyrë kryesore këshillimin ligjor për veprimtarin dhe funksionimin e institucionit si dhe përfaqësues i tij në gjykimet e të gjitha shkallëve të gjyqësorit.

Në vitin 2001 Ndreca vijon kontributin e tij në fushën e së drejtës duke ushtruar detyrën e Oficerit Gjyqësor, në Prokurorinë e Tiranës, si aktor i drejtpërdrejtë në sistemin e Prokurorisë duke realizuar procese hetimore komplekse si kontributor në drejtësinë penale.

Në vitin 2003 Ndreca ushtron profesionin e lirë të avokatit për katër vite të tjera, pranë Dhomës Kombëtare të Avokatisë, Tiranë me aktivitet kryesor këshillimin dhe përfaqësimin ligjor të subjekteve private fizike dhe juridike për legjislacionin tregtar, civil dhe administrativ.

Në vitin 2007 bëhet një ndër themeluesit e Studios Ligjore ‘’T&N’’, duke drejtuar për gjashtë vjet si partner menaxhues me aktivitet të përditshëm mbikqyrjen dhe koordinimin e punëve administrative dhe avokatore të studios si dhe i angazhuar në përfaqësime te sukseshme te ceshtjeve me ndjeshmeri te larte publike.

Në vitin 2013 Ndreca shkëputet përkohësisht nga profesioni i avokatit, pasi merr detyrën e Sekretarit të Përgjithshëm në Ministrin e Arsimit dhe Sportit. Gjatë ushtrimit të detyrës së tij në Ministrin e Arsimit dhe Sportit Ndreca ishte në vijen e pare të reformave më të rëndësishme të kohës, si ajo e kontrollit dhe mbylljes së universiteteve te paligjshme, hartimit të ligjit të ri të arsimit të lartë, reformës në sistemin parauniversitar dhe sporte. Detyra e tij kryesore ka qenë menaxhimi ministror i politikzbatimit, burimeve njerëzore, financiare dhe materiale. Rol i dores se pare ne hartimin e të gjitha akteve ligjore dhe nënligjore në fushën e arsimit dhe sportit. Gjatë kohës kur ka ushtruar funksionin e Sekretarit të Përgjithsëm në këtë ministri Ndreca ka dhën kontributin e tij ligjor në disa borde drejtuese si:

  • Kryetar në Bordin Drejtues të Universitetit Politeknik të Tiranës.

  • Anëtar në Bordin Drejtues të Shkollës Shqiptare për Administratën Publike,

  • Anëtar në Keshillit Kombetar te se Drejtës se Autorit.

Në 2017 -2018 Ndreca vijon të mbaj postin e Sekretarit të Përgjithshëm në Ministrin e Turizmit dhe Mjedisit, me te njejtat pergjegjesi shteterore si aktor kryesor në politikzbatim dhe në hartimin dhe përmirësimin e legjislacionit për mbrojtjen e mjedisit dhe përmirësimin e kushteve për turizmin.


Gjatë kohës së qëndrimit të tij në krye të hierarkisë administrative të ministrisë së Mjedisit dhe Turizmit, Ndreca ushtroj paralelisht si i komanduar detyrën e Kryeinspektorit të Inspektoriatit Shtetëror të Mjedisit dhe Pyjeve, ku ndërmori një sër aksionesh për të përmirësuar organizimin dhe funksionimin e këtij institucioni.

Pas një eksperience të gjatë në administratën shtetërore, në Maj të vitit 2018 Ndreca vendos t’i përkushtohet profesionit të avokatit duke riformatuar studion e tij ligjore dhe bërë atë shumë shpejt një ndër studiot më serioze dhe profesionale. Në të njëjtë kohë filloj karrierën akademike si lektor në Fakultetin e Shkencave Juidike-Politike, në Universitetin ‘’Aleksandër Moisiu’’, Durrës duke mos u shkëputur nga angazhimi i tij si konsulent ligjor dhe si folës aktiv në seminare dhe konferenca të organizuara nga organizata jo qeveritare me në fokus Mbrojtjen e të Drejtave të Njeriut dhe kauzave me karakter social si dhe forume mediatike.

Ne zgjedhjet vendore te vitit 2019, Ndreca zgjidhet anetar i Keshillit Bashkiak te Bashkise Tirane, ku ushtron edhe detyren e anetarit te komisionit ligjor te ketij keshilli.

Në Korrik të viti 2019 Ndreca emërohet sërisht në një nga postet më të rëndëshishme të administratës shtetërore, atë të Sekretarit të Përgjithshëm të Ministrisë së Brendshme. Ne funksion te kesaj detyre, zt. Ndreca kontribuon si anetar i bordit drejtues te shoqerive Iliryrian Guard sh.a. dhe Entit Kombetar te Banesave.

Në 2023, zt. Ndreca rizgjidhet si anëtar i Këshillit Bashkiak të Tiranës, ku zgjidhet dhe Kryetar i Komisionit të Ligjeve të ketij Këshilli.

Zt. Ndreca gjatë gjithë viteve të tij në angazhimin politik është një folës publik mjaft aktiv në mediat kombëtare për analizimin e zhvillimeve politike në vënd.

"Rregulli kryesor për avokatin, si dhe për njeriun në çdo thirrje, është kujdesi"  Abraham Lincoln

"T&N" SHQIPËRI që prej vitit 2007

 

Ne ushtrojmë aktivitetin tonë profesional që prej vitit 2007, duke ofruar mbrojtje ligjore e përfaqësim në gjykata, konsulencë juridike, për shoqëri kombëtare dhe ndërkombëtare, që ushtrojnë ose synojnë të ushtrojnë veprimtarinë e tyre tregtare në territorin e Republikës së Shqipërisë. Deri tani kemi ofruar shërbime për shoqëri tregtare që veprojnë në sektore të tillë si:

Bankar, Telekomunikacion, Farmaceutik, Kozmetik, Turizëm, Transport, Infrastrukturë, Energji dhe Minerar, Ndërtim, Arsimim, etj

Përse ne ?

Ne ofrojmë saktësi në analizimin, trajtimin dhe menaxhimin e situatave dhe problemeve të marra në ngarkim.

 

Ne jemi efikas në gjetjen e zgjidhjeve në interesin më të lartë të klientëve tanë

Ne jemi në dispozicion të klientëve për takime dhe konsulencë të vazhdueshme, në përgjigje të nevojave të tyre.

Ne ofrojmë konsulencë ligjore në disa gjuhë të huaja. Përfaqësimi, mbrojtja apo çdo lloj konsulence ligjore ofrohet gjithashtu në gjuhën Angleze dhe Italiane, për të cilat ortakët dhe bashkëpuntorët tanë janë të kualifikuar dhe pajisur me diplomat përkatëse.

Vlerat Tona

 

Në konsultohemi me klientët tanë për të kuptuar dhe vepruar sipas kërkesave të tyre, por gjithmonë, duke i qëndruar besnik parimeve profesionale dhe politikave të studios tone.

  • Në konsultohemi me klientët tanë për të kuptuar dhe vepruar sipas kërkesave të tyre, por gjithmonë, duke i qëndruar besnik parimeve profesionale dhe politikave të studios tone.
  • Ne dëgjojmë me vëmendje sepse dëshirojmë të kuptojmë shqetësimet e gjithsecilit në mënyrë, që të sigurojmë zgjidhje të qëndrueshme dhe proçese të përshtatshme për klientët tanë.
  • Ne japim atë që premtojmë, shpesh herë japim më shumë se aq. Ne jemi të besueshëm, të shpejtë dhe fleksibel për tu përshtatur sipas kërkesave tuaja. Në shtojmë vlera në çdo aktivitet qe kryejme dhe ne çdo nisme qe ndermarrim.
  • Ne garantojmë konfidencialitet të plotë dhe marrim përsipër të mos japim asnjë lloj informacioni konfidencial pa miratimin paraprak të klientit.
  • Ne ofrojmë besnikëri ndaj klientëve gjatë të gjithë veprimtarisë tonë. Në çdo veprim të ndërmarrë ne veprojmë duke marrë parasysh interesat më të larta të klientit që përfaqësojmë.
  • Ne ofrojmë saktësi në analizimin, trajtimin dhe menaxhimin e situatave dhe problemeve të marra në ngarkim.
  • Ne jemi efikas në gjetjen e zgjidhjeve në interesin më të lartë të klientëve tanë.
  • Ne jemi në dispozicion të klientëve për takime dhe konsulencë të vazhdueshme, në përgjigje të nevojave të tyre.
  • Ne ofrojmë konsulencë ligjore në disa gjuhë të huaja. Përfaqësimi, mbrojtja apo çdo lloj konsulence ligjore ofrohet gjithashtu në gjuhën Angleze dhe Italiane, për të cilat ortakët dhe bashkëpuntorët tanë janë të kualifikuar dhe pajisur me diplomat përkatëse.

Kodi Jonë i Etikës

 

  • Ne, në çdo kohë veprojmë me përkushtim dhe gatishmëri të lartë kur përfaqësojmë klientët tanë. 
  • Ne i paralajmërojmë klientët tanë për çdo cënim potencial interesash, përpara se të nënshkruajnë çdo lloj dokumenti.
  • Ne i informojmë klientët tanë për ecurinë e veprimtarisë tonë në çdo nismë apo veprim të nderrmarrë prej nesh në lidhje me çështjen e tyre.
  • Ne do të pranojmë ose lejojmë nënshkrimin e një dokumenti, vetëm në rast se, kërkesat e klientit tonë janë të specifikuara dhe lehtësisht të kuptueshme.
  • Ne i sigurojmë klientët tanë, për konfidencialitet të plotë në lidhje me informacionin, planet, asetet ekonomike, kontratat e nënshkruara dhe për çdo informacion tjetër, që mund të përbëjë të dhëna konfidenciale apo sekret tregtar.
  • Ne vlërësojmë me objektivitet të plotë problematikën ligjore të klientëve tanë, per t’u gjetur atyre një zgjidhje sa më të përshtatshme.
  • Ne do të pranojmë të ju ofrojmë konsulencë vetëm klientëve, qe kanë zgjidhur me mirëkuptim të përbashkët çështjet, që kanë patur me kolegë dhe bashkëpunëtorët tanë.

 

Përgjegjësitë tona në lidhje me klientët

 

  • Ne ofrojmë përfaqësim cilësor për klientët tanë. Aftesitë tona perfshijnë njohuritë ligjore dhe aftesitë profesionale të nevojshme në çdo rast specifik.
  • Ne i shpjegojmë klientit ligjin dhe linjën e veprimit, qe do të ndjekim duke evidentuar pasojat e mundshme ligjore në favor ose në disfavor të klientit. Ne i përgjigjemi në mënyrë të vazhdueshme kërkesave të arsyeshme të klientit për të marrë informacion për çështjen.
  • Ne informojmë klientin rreth çështjeve të rëndësishme, që kanë të bëjnë me përfaqësimin në kohë me qëllim që klienti, në mënyrë të arsyeshme, të mbrojë veten, ose të shfrytëzojë një mundësi të ofruar nga ligji, duke përfshirë edhe çdo zgjidhje të ofruar nga pala tjetër.
  • Ne i trajtojmë të gjithë klientët me respekt dhe mirësjellje.
  • Ne i garantojmë klientëve tanë komunikim të shpejtë dhe të detajuar, lidhur me problematikat e caktuara dhe i këshillojmë ata, në momentin e duhur, në një mënyrë profesionale e konstruktive.
  • Ne veprojmë me objektivitet dhe në interesin më të lartë të klientëve tanë, per zgjidhjen me te pershtatshme dhe perfundimtare te problemeve apo konflikteve te tyre.
  • Ne nuk japim informacion konfidencial në lidhje me klientin, pa miratimin paraprak prej tij.
  • Marrëdhënia e besimit me klientin është detyrim i joni profesional dhe këtë besim e arrijmë nëpërmjet ndershmërise dhe integritetit, qe na karakterizon.